Zyrtare: Eto'o tek Evertoni
Pëlqej
Samuel Eto’o do të veshë fanellën e Evertonit gjatë sezonit të ri, pasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga qyteti i Liverpoolit.

Kamerunasi ishte pa klub që kur u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar, pas përfundimit të kontratës njëvjeçare.

Ai ishte lidhur me të dyja klubet e qytetit, Liverpooln dhe Evertonin, por ka vendosur të shkojë te ky i dyti.

Ish-sulmesi i Barcelonës dhe Interit ka shënuar 250 gola me klubet e tij dhe ka fituar Champions Leaguen 4 herë, La Ligan tre herë, si edhe Serie A, Coppa Italia, Copa del Rey dhe Kupën Botërore të klubeve.

Ai mundë të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, Chelseat, ndaj të cilës Evertoni përballet këtë të shtunë në Goodison Park.
Shtuar më 26/08/2014, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori