ZYRTARE: Everton shkarkon trajnerin Marco Silva, kush do të jetë pasuesi i tij
Everton dhe Marco Sila kanë ndarë rrugët.Vala e shkarkimeve e ka kapur edhe trajnerin e Everton, Marco Silva, i cili këtë mbrëmje ndanë rrugët me skuadrën nga qyteti i Liverpoolit.

Skuadra e Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin portugez Silva, pas rezultateve negative të skuadrës.

Nuk dihet akoma se kush do ta zëvendësojë strategun portugez, i cili pritej me shumë bujë, por nuk regjistroi rezultatet e pritura.

Shkarkimi i Silva vjen pikërisht para ndeshjes që Everton e luan me Chelsea, dhe pas humbjes së pësuar nga rivali lokal Liverpool
Shtuar më 05/12/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori