ZYRTARE/ Fekir zhgënjen të gjithë, transferohet aty ku nuk e priste njeri
Kapiteni i Lyon-it, Nabil Fekir do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Betisin.

Lyon ka arritur një marrëveshje me Betisin për transferimin e kapitenit.

Shuma e transferimit do të jetë pak më shumë se 20 milionë euro dhe mund të përfshijë një bonus prej dhjetë milionë eurosh raporton L’Equipe.

Kujtojmë që francezi ishte pranë kalimit te Liverpool sezonin e kaluar, por që në fund dështoi derisa këtë merkato u kërkua nga Napoli e Milani.

Ndërkohë, që të gjithë janë befasuar nga zgjedhja e francezit.
Shtuar më 22/07/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori