Zyrtare: FIFA nuk tërhiqet, lë në fuqi pezullimin e merkatos të Chelsea-t
FIFA ka refuzuar kërkesën e Chelsea-t për të pezulluar vendimin për bllokimin njëvjeçar të merkatos gjatë kohës që klubi do të përgatitet për të kundërshtuar në apel akuzat për shkeljen e rregullave të krijuara për të mbrojtur lojtarët e rinj.

Nëse vendimi i FIFA-s mbetet në fuqi, Chelsea nuk do të jetë në gjendje të bëjë merkato deri në janarin e 2020-ës. Londinezët, gjithsesi, mohojnë çdo akuzë.

Vendimi përfundimtar në lidhje me pezullimin e vendimit të FIFA-s do të merret nga CAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Shtuar më 08/03/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori