FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Zyrtare: Filipo Inzaghi trajner i Bolognas

Pëlqej
Filippo Inzaghi zyrtarisht është trajner i Bolognas, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare, duke zërë vendin e Roberto Donadonit.

“Bologna FC 1909 lajmëron që Filippo Inzaghit i është besuar posti i trajnerit të ekipit të parë, ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2020”, shkruan në deklaratën e klubit italian, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi u largua nga Venezia pas humbjes ne play-off të Serie B.

Pippo Inzaghi filloi karrierën si trajner tek Milan, duke punuar me të rinjtë para se të emërohet si trajneri i ekipit të parë në sezonin 2014-2015. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori