Zyrtare, Filipo Inzagi trajneri i ri i Milanit
Filipo Inzagi do të jetë trajneri i ri i Milanit. Përmes një deklarate për mediat, klubi kuqezi ka bërë të ditur se ish-sulmuesi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2016.


Ndërkohë, Milan ka konfirmuar edhe prishjen e kontratës me Klarens Zedorf, që kishte lënë drejtimin e skuadrës në fund të sezonit në kampionatin italian.

Gjithsesi, klubi do të detyrohet të paguajë trajnerin hollandez edhe për dy vitet e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori