UEFA ka komunikuar formatet e reja të kompeticioneve europiane për periudhën 2015-2018 dhe e reja kryesore është që
kampioni i
Europa League do të kualifikohet
direkt për në
Champions League, pavarësisht renditjes në kampionatin kombëtar.
Minimalisht,
kampioni i
Europa League do të hyjë në fazën Play-Off, por mund të hyjë
direkt në fazën e grupeve nëse
kampioni i
Champions-it arrin të zërë një vend kualifikues nëpërmjet renditjes në kampionat.
Gjithashtu, UEFA ka publikuar datën e fillimit dhe mbarimit të edicionit të ardhshëm të
Champions League. Faza e grupeve do të nisë më 15 shtator 2015, ndërsa finalja do të luhet më 28 maj 2016. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014,
ora 09:52