Zyrtare: Futbollisti anglez rinovon kontratën me Manchester United
Mbrojtësi i krahut i Manchester United nuk do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin nga “Old Trafford” edhe për një tjetër sezon, deri në verën e vitit 2020.

Ashley Young është pjesë e Manchester United që nga viti 2011 kur u transferua nga Aston Villa.

Me fanellën e United, Ashley Young i cili fillimisht aktivizohej si sulmues krahu, por trajneri Louis Van Gaal vendosi ta spostonte në mbrojtje, numëron 227 prezenca dhe 17 gola të realizuar. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori