Zyrtare: Futbollisti i Atleticos rinovon kontratën deri ne vitin 2023


Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey, ka rinovuar kontratën me klubin madrilen, Atletico Madrid deri në vitin 2023.

Futbollisti i akademisë së Atleticos dalëngadalë po rikthehet në një lojtar të rëndësishëm për mesfushën e ekipit të Diego Simeones.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën me klubin e jetës sime. Shpresoj se do të qëndroj këtu për shumë vite dhe ta ndihmoj klubin”, ka thënë Thomas.

“Përpiqem të punoj fort sepse nuk është e lehtë të futesh në ekipin e parë dhe për mua është krenari të punoj në këtë klub”, është shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori