Zyrtare: Gentrit Begolli rikthehet te Llapi
Sulmuesi Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi.

Begolli ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Shtuar më 15/08/2020, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori