Zyrtare: Gimenez rinovon kontratën me Atletico Madridin

Pëlqej
Atletico Madridi ka njoftuar se ka rinovuar me Jose Gimenez.

Mbrojtësi nga Uruguai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në fund të viti 2023.

Kjo gjë u prit mirë nga tifozët pasi shumë klube të mëdha evropiane kishin shfaqur interesim së fundmi për shërbimet e 23-vjeçarit.

Një nga skuadrat më serioze ishte Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Gimenez iu bashkua Atleticos në prillin e 2013 për 900 mijë euro nga skuadra uruguaiane, Danubio. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori