Zyrtare: Gjoka trajneri i ri iVllaznisë
Pëlqej
Ernest Gjoka tashmë ka marrë zyrtarisht detyrën si trajneri i ri i Vllaznisë, pas dorëheqjes së Armando Cungut. Gjoka do të marrë edhe stafin e tij, në pankinën e shkodranëve. Ja dhe fjalët e tij të para në krye të Vllaznisë,.

“Nis punën te një skuadër si Vllaznia, që është një skuadër elitare e futbollit shqiptar. Duhet të sistemojmë disa gjëra dhe të dalim nga kjo situatë. E njoh mirë skuadrën, me disa lojtarë kam punuar edhe më parë dhe kam besim të madh te grupi aktual.

“Cungu? Kam respektin maksimal për kolegun tim, Armandon, të cilin e kam mik. Por kjo punë kështu është dhe gjithçka varet nga rezultatet.”

“Për objektivat do të shohim në vazhdim, tani për tani duhet të kalojmë momentin e vështirë. Kemi përpara ndeshjen me Partizanin, ku do të luftojmë vetëm për tri pikët.”

“Me Hasanin kam marrëdhënie shumë të mira, nuk kam pasur probleme asnjëherë. Te Vllaznia vij bashkë me stafin tim, pasi kështu kam punuar gjithmonë.”

Në fund njëri nga gazetarët e pyeti për kontratën financiare, pyetje që nuk u prit mirë nga Ernest Gjoka. Trajneri iu kthye: “Ç’është kjo pyetje?! Po ju sa e keni rrogën? Ne kemi ardhur të bëjmë punën sa më mirë. Çdo trajner ia shton vitet e punës rezultati. Unë funksionoj me stafin tim“, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori