Zyrtare: Guardiola te Bayern
Tani vjen edhe zyrtarizimi: Pep Guardiola do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen. Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez nëpërmjet faqes zyrtare në internet.

"Jemi shumë të lumtur që gjetëm akordin me Guardiolan, i cili kërkohej nga shumë klube të mëdhenj. Bëhet fjalë për një prej trajnerëve më të suksesshëm dhe besojmë se do ta ndihmojë jo vetëm Bayernin por të gjithë futbollin gjerman", është shprehur Rummenigge.

Ish trajneri i Barcelonës do të ulet në stolin e gjermanëve deri në vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori