Zyrtare: Hamilton bëhet piloti më jetëgjatë me “shigjetat e argjendta”


Pëlqej
Formula 1, duket se nuk do të ketë shumë surpriza për sa i përket lëvizjeve të pilotëve.

Së fundmi LeWis Hamilton ka zgjdhur të rinovojë kontratën me Mercedes edhe për 2 vite të tjera që do të thote se piloti britanik do garojë me “shigjetat e argjendta” edhe për 8 sezone të tjera.

Ai do të bëhet piloti më jetëgjatë me makinën gjermane dhe që kur ka ardhur te makina gjermane, piloti britanik ka fituar 3 tituj kampionë (një titull e ka me McLaren) dhe 44 gara.

Me 65 fitore në karrierën e tij, Hamilton renditet në vendin e dytë të klasifikimin e pilotëve më të suksesshëm në historinë e Formula 1, pas Michael Schumacher me 91 fitore.

“Rinovimi ishte një formalitet, që kur unë dhe Toto u ulëm për të biseduar, gjatë dimrit. Është një gjë e bukur kur hedh të zezën mbi të bardhë dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kam 20 vjet që jam pjesë e familjes Mercedes”, tha Hamilton. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori