ZYRTARE: Hidhet shorti i Superkupës së Spanjës, ja kundërshtarët e Barçës dhe Realit
Është
përcaktuar shorti i gjysmëfinaleve në Superkupën e
Spanjës e cila do të zhvillohet gjatë janarit në Arabinë Saudite.
Federata e Futbollit të
Spanjës ka hedhur shortin dhe fati i goglave ka
përcaktuar kundërshtarin e vështirë për Barcelonën e Leo Messit,
ndërsa Reali ka një kundërshtar më të lehtë në letër.
Barcelona do të përballet
kundër Atletico Madridit,
ndërsa në krahun tjetër Realin që do të ndeshet me Valencian.
Kjo është hera e parë që Superkupa e
Spanjës do të luhet jashtë kufijve të shtetit iberik. Reali do të luajë
kundër Valencias më 8 janar 2020,
ndërsa Barcelona kundër Atleticos më 9 janar 2020.
Shtuar më 11/11/2019,
ora 21:37