ZYRTARE/ Holanda gjen pasuesin e Koeman, është Frank De Boer
Pas eksperiencave të dështuara me Interin, Crystal Palace dhe Atlanta United në Major League Soccer, Frank De Boer rikthehet në pankinë për të drejtuar një tjetër skuadër të madhe.

50-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e federatës holandeze të futbollit si pasuesi i Ronald Koeman në stolin e përfaqësueses portokalli.

De Boer i cili në karrierën e tij është aktivizuar në 112 ndeshje me Holandën duke shënuar dhe 13 gola ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në përfundim të Botërorit Katar 2022. Do të jetë ai që do të udhëheqë Holandën në Europianin e verës së ardhshme por dhe që do të tentojë ta rikthejë në një kampionat botëror nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese.

De Boer do të nisë menjëherë punën teksa do ta drejtojë Holandën në miqësoren e muajit tetor ndaj Meksikës dhe në sfidat e Nations League ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë.

Shtuar më 24/09/2020, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori