ZYRTARE/ Humbi derbin, Partizani shkarkon trajnerin Lerda
Klubi i Partizanit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Franko Lerda.

Pas humbjes në derbi ndaj Tiranës, presidenti i të kuqve, Gazment Demi ka humbur durimin duke shkarkuar teknikun italian.

Motivacioni është i ditur: Mungesa e rezultateve dhe kritikat e vazhdueshme të tifozëve kundër trajnerit.

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
Shtuar më 14/12/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori