ZYRTARE/ Ibra largohet nga SHBA, ka një mesazh emocionues për tifozët e Los Angeles Galaxy


Lidhja e dashurisë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zlatan Ibrahimovic mbaroi. Suedezit sapo i ka përfunduar kontrata me Los Angeles Galaxy dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Ish-futbollisti i PSG-s, përmes një postimi në Twitter falënderoi klubin amerikan në një mënyrë speciale.

"Kam ardhur, kam parë, kam fituar. Faleminderit LA Galaxy. Tifozë të Galaxy - ju keni dashur Zlatanin, dhe unë ua dhashë Zlatanin. Tani kthehuni në Baseball," ishte postimi i Zlatan Ibrahimovic.

Shtuar më 13/11/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori