Mauro
Icardi e ka kompletuar edhe formalisht kalimin e tij në Paris Saint-Germain në formë huazimi, me
opsion blerjen nga Interi për 70 milionë euro. "E falënderoj PSG-në për besimin që ma dhanë"
Detalet ekzakte financiare ende nuk dihen, por ajo që dihet është huazim me
opsion blerjen në fund të sezonit.
"FC Internazionale Milano" ka zyrtarizuar bashkimin e Mauro Icardit në Paris Saint-Germain. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë fillestare me klubin francez si i huazuar me
opsion që marrëveshja të kompletohet në fund të sezonit.
"Në të njëjtën kohë,
Icardi ka arritur një marrëveshje me Interin që ta zgjat kontratën e tij deri më 30 qershor 2022".
Kjo është bërë e mundur nga sulmuesi që ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Interin nga viti 2021 në 2022, e cila mbron Nerazzurri që mos ta humbin atë si lojtarë të lirë nëse PSG nuk vendos që ta blejë në fund atë.
Shtuar më 02/09/2019,
ora 23:36