Zyrtare: Iker Casillas rinovon kontratën me Porton
Pëlqej
Iker Casillas i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke nënshkruar edhe një vit kontratë me Porton.

“Jam shumë i lumtur që do të jem këtu edhe për një vit. Ishte një vit fantastik për klubin dhe tifozët fantastik të këtij qyteti, të cilët me kanë mirëpritur me të gjitha gjërat shumë mirë qëkurse kam ardhur”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të Portos.

“Kishte thashetheme se unë mund të largohesha, por qëllimi i im gjithmonë ishte të vazhdoja. Fatmirësisht do të vazhdojë dhe jam i lumtur për këtë gjë”, ka thënë ish gardiani i Real Madridit dhe kombëtares se Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori