Zyrtare: Inter-Zanetti, edhe një vit tjetër bashkë
"Është kënaqësi dhe nder që FC Internauonale komunikon zgjatjen e kontratës edhe me një vit me Javier Zanettin". Me këto fjalë në faqen e tij zyrtare në internet klubi zikaltër njofton rinovimin e kontratës me kapitenin argjentinas, aktualisht jashtë fushave për shkak dëmtimi.

Edhe vetë Zanetti është shprehur shumë i lumtur pas arritjes së akordit.

"Dua të falenderoj klubin për besimin. Kemi biseduar gjatë për dëmtimin dhe kemi rënë dakord që të jemi bashkë edhe për një vit tjetër. Kanë treguar edhe një herë se besojnë tek unë dhe tek pasioni im për Interin", është shprehur kapiteni zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori