Zyrtare: Interi merr vendimin për Spalletin
spalletti
Revolucioni i skuadrave milaneze duket se nis nga pankina. Pas Gennaro Gattusos që u largua me konsensus të plotë nga Milani, është radha e Luciano Spalletit për tu larguar nga Interi. Por ndryshe nga kolegu i tij në pjesën tjetër të qytetit, Spalletti është shkarkuar nga drejtuesit zikaltër. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Luciano Spalletti nuk është më trajneri i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falënderojë Spalletin për punën e tij dhe rezultatet e arritura së bashku”.-thuhet mes të tjerash në deklaratën e klubit zikaltër.
Shtuar më 30/05/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori