Zyrtare/ Interi në Europa League pa transferimet e reja (FOTO LAJM)

Joao Mario, Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, Geoffrey Kondogbia dhe Stevan Jovetic nuk do të jenë në gjendje që t’i ndihmojnë Interit në ndeshjet që klubi italian i zhvillon në Europa League

Në orët e fundit ishte raportuar se Interi duhet t’i heqë disa lojtarë nga lista për Europa League, e në fakt ashtu ndodhi.
listën e lojtarëve që Interi ka dorëzuar te UEFA për fazën e grupeve të Europa League ka pasur disa përjashtime të lojtarëve, shkruan Gazeta Express.

listën e prezantuar nga klubi zikaltër, për arsye ekonomike lidhur me ‘Fair Play Financiar’ janë përjashtuar emrat si Joao Mario, Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, Geoffrey Kondogbia dhe Stevan Jovetic.

Në listë gjenden dy transferimet tjera të verës, Banega dhe Candreva,

Në foto keni listën e publikuar në sajtin zyrtar të Interit./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori