Zyrtare: Ish-lojtari i Juventusit merr drejtimin e Udinese-s
Igor Tudor emërohet trajneri i ri i Udinese. Konfirmimi vjen përmes faqes zyrtare të klubit friulian.

Kroati kthehet në stolin e bardhezinjve, pasi e provoi atë pozicion në katër ndeshje, sezonin e kaluar. Prandaj është një rikthim, si dhe ndryshimi i dytë në stol, pas rrokadës Velazquez-Nicola, pas 12 javësh kampionat.

Tudor ka kryer tashmë seancën e parë të trajnimit, dje pasdite, dhe sot do të prezantohet zyrtarisht. Debutimi i tij është planifikuar për të shtunën, më 30 mars, në ndeshjen kundër Genoa, në shtëpi.

Kroati do të ketë një sfidë themelore përpara, për të shpëtuar Udinese. Në drejtimin e kësaj skuadre, vitin e kaluar, ish-mbrojtësi i Juventusit grumbulloi 7 pikë në 4 ndeshje.
Shtuar më 21/03/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori