ZYRTARE/ Ish-ylli i Kombëtares shqiptare, mer drejtim e Prishtinës (FOTO LAJM)

Bylbyl Sokolit është tërhequr shumë shpejt nga stoli i Prishtinës. Në një konferencë të jashtëzakonshme të organizuar në zyrat e klubit kryeqytetas paraditen e sotme, Prishtina ka bërë me dije se trajneri Sokoli ka dhënë dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetëm në 2 ndeshje arriti ta drejtonte Sokoli Prishtinën në këtë sezon në të cilat regjistroi një humbje ndaj Llapit dhe një fitore minimale ndaj Trepça ’89.

Duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat kosovare shkaku i largimit të Sokolit është bërë një problem në gju për të cilin duhen 2 muaj kohë që 60-vjeçari të rikuperohet plotësisht dhe për këtë arsye ai ka dhënë dorëheqjen.

Trajneri i ri i Prishtinës është emëruar ish-mbrojtësi i kësaj skuadre Armend Dallku, por nuk dihet nëse emërimi i ish-lojtarit të kombëtares do të jetë për momentin apo për të gjithë sezonin.
Shtuar më 21/09/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori