Ish-numri një në botë, tenisti Andy
Murray, nuk do të
luajë në grand slam të
Australian Open.
Britaniku ka ende probleme fizike në shpinë, që nuk e lejojnë të
luajë në turneun që nis më 20 janar dhe zhvillohet në Melburn.
“Kam 5 muaj që nuk zhvilloj një ndeshje me 5 sete, ndaj do të ishte e rrezishme një pjesëmarrje e tillë. Të
luaj ndeshje të tilla të gjata është e vështirë për mua”, tha
Murray, tashmë 32 vjeç.
“Kam punuar fort këto muaj për t’u rikthyer, por jo të rrezikoj. Pas
Australian Open do të rikthehem të
luaj, pa u sforcuar dhe në turne më të lehtë”, tha
Murray.
Shtuar më 30/12/2019,
ora 10:22