Zyrtare/ Ish-ylli i Real Madridit "var këpucët në gozhdë"
Julio Baptista ka njoftuar pensionimin e tij në moshën 37-vjeçare.

Ish-ylli i Real Madridit, Sevillës, Arsenalit e Romës thotë se dëshiron të fillojë një jetë të re pas përfundimit të karrierës së tij në futboll.

Braziliani e kishte filluar karrierën te Sao Paolo para se të transferohej te Sevilla, klub me të cilin shënoi 20 gola në edicionin 2003/2004 të La Ligës, derisa më pas nënshkroi me Real Madridin.

Baptista e ndihmoi Arsenalin që të fitonte Kupën e Ligës në vitin 2007, kurse luajti edhe te Roma dhe Malaga, para se të rikthehej në vendlindje te Cruizero në 2013-n.

Ai luajti edhe në Amerikë me Orlando Cityn, kurse karrierën e mbylli te CFR Cluj.

"Pas më shumë se 20 viteve në futbollin elitar, ka ardhur koha që të bëj një hap prapa dhe të njoftoj se kam vendosur ta mbyllë karrierën time si lojtar", është shprehur ai.
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori