ZYRTARE/ Ivan Rakitic pensionohet nga kombëtarja e Kroacisë
Mesfushori Ivan Rakitic i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Kroacisë në moshën 32-vjeçare.

Rakitic, i cili u largua nga Barcelona këtë verë drejt Sevillës, ka befasuar jo pak me vendimin e tij të fundit.

Vendimi i 32-vjeçarit u publikua pak më herët nga faqja e Federatës së Futbollit të Kroacisë në rrjetet sociale.

Rakitic bëri 106 paraqitje me kombëtaren e tij, duke realizuar 15 gola. Suksesi i tij më i madh ishte arritja në finalen e Kupës së Botës të vitit 2018.
Shtuar më 21/09/2020, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori