Zyrtare: Ja kombëtarja ku do luajë Diego Costa
Merr fund edhe telenovela "Diego Costa". Sulmuesi i Atletico Madrid, i kërkuar si nga kombëtarja spanjolle ashtu edhe ajo braziliane, është thirrur zyrtarisht nga Luis Felipe Scilari për dy ndeshjet miqësore ndaj Honduras dhe Kilit, të cilat do të luhet në SHBA dhe Kanada në datat 16 dhe 19 nëntor.

Në listën paraprake të teknikut të Seleçaos janë edhe: Dani Alves (Barcellona), Hulk (Zenit), Lucas Leiva (Liverpool) e Marquinhos (PSG), ndërsa lista zyrtare do të zbardhet ditën e enjte. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori