ZYRTARE/ Ja kur nis kampionati i futbollit në Zvicër
Këshilli Federal ka marrë vendim në lidhje me Superligën e Zvicrës. Ditën e sotme është vendosur që kampionati zviceran të rifillojë më 8 qershor me dyer të mbyllura.

Stërvitjet e futbollistëve do të fillojnë nga 11 maji. Por, deri në rifillimin e sezonit më 8 qershor, duhet që situata në Zvicër të mos përkeqësohet.

Zvicër paraqiten një numër i madh futbollistësh shqiptar, si Taulant Xhaka, Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Orges Bunjaku, Shkëlqim Demhasaj.
Shtuar më 29/04/2020, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori