ZYRTARE/ Ja vendimi për ndeshjen Celta Vigo – Real Madrid
Ekipet e sigurisë këtë pasdite kanë inspektuar dëmet në stadiumin e Celta Vigos, në të cilin është paraparë që nesër të zhvillohet ndeshja me Real Madridin.

Në lajmet e fundit që vijnë nga mediet spanjolle, thuhet se Këshilli Bashkiak ka bërë thirrje për anulimin e ndeshjes, shkaku i sigurisë në stadium.

Dëmet e shkaktuara nga erërat e forta, ku shkaku i këtyre erërave është e pamundur edhe të intervenohet në sanimin e tyre, Këshilli Bashkiak ka kërkuar që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër.

Tani i mbetet Federatës së Futbollit të Spanjës që të dalë me një komunikatë zyrtare për ndeshjen Celta Vigo – Real Madrid./Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori