ZYRTARE/ James Pallotta shet Romën, ky është pronari i ri
Roma ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e pronësisë, pasi Grupi Friedkin ka nënshkruar një marrëveshje blerëse të klubit nga James Pallotta.

Klubi italian ka zbuluar se është arritur një marrëveshje midis AS Roma, shumicës së aksionarit dhe Grupi Friedkin për shitjen e klubit dhe kontratat zyrtare janë nënshkruar të mërkurën në mbrëmje.

“Jam i kënaqur të konfirmoj që kemi arritur një marrëveshje me Grupin Friedkin për shitjen e AS Roma”.

“Ne kemi nënshkruar kontratat sonte dhe, gjatë ditëve të ardhshme do të punojmë së bashku për të përfunduar procesin zyrtar dhe ligjor”, ka thënë Pallotta për faqen zyrtare të klubit.

Klubi zbuloi se një transaksion prej 591 milionë pritet në fund të gushtit për të ndryshuar pronësinë e Romës.

“Transaksioni parashikohet të mbyllet deri në fund të gushtit 2020 dhe i nënshtrohet kushteve të mbylljes zakonore”.

“Secili nga AS Roma SPV dhe Friedkin ka të drejtë të ndërpresë Transaksionin pa ruajtur ndonjë tarifë përfundimi në rast se transaksioni nuk mbyllet deri më 31 gusht 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

I lumtur me përfundimin e blerjes së Romës është ndarë edhe Kryetari i Grupit Friedkin, Dan Friedkin.

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi aq të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi ikonik”.

“Ne mezi presim të mbyllim blerjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zhytemi në familjen AS Roma”, ka thënë Dan Friedkin.
Shtuar më 06/08/2020, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori