ZYRTARE/ Joao Felix i bashkohet Atletico Madrid për 120 milion euro
Atletico Madridi edhe zyrtarisht e ka blerë talentin e madh portugez, Joao Felix, nga Benfica, për një shumë rekord për klubin, 120 milionë euro.

Atletico dhe Benfica kishin arritur marrëveshje për 19-vjeçarin para disa ditëve, por transferimi i tij te gjiganti i La Ligës u bë zyrtar vetëm tani, raporton Gazeta Express.

Klubi portugez Benfica ka shkruar në uebsajtin e vet: “Benfica dhe Atletico Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Joao Felix”.
Shtuar më 03/07/2019, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori