Zyrtare, kalon nga Bajerni në Serinë A

Pepe Reina do të rikthehet sërish në Itali. Duke filluar nga sezoni ir i ai do të jetë portieri i Napolit. Sot, në Romë, spanjolli ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare prej 2,5 milionë eurosh në sezon: do të jetë titullar i skuadrës së Sarrit.

Tani duhet kuptuar se kush do të jetë zëvendësuesi i tij pasi Sepe, që është rikthyer nga huazimi me Empolin, duket se do të huazohet përsëri te një skuadër tjetër e Serisë A, ndërsa Andujar ka pësuar një dëmtim në Kupën e Amerikës. /Albeu.com/
Shtuar më 24/06/2015, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori