ZYRTARE/ Koeman prezantohet te Barcelona
Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës që do të zëvendësoj Setienin i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Trajneri holandez dhe klubi spanjoll kanë nënshkruar kontratë që do t’i mbaj së bashku deri në verën e vitit 2022.

Prezantimi i trajnerit do të bëhet sot në orën 18:00 dhe do të transmetohet në kanalet e klubit.

Koeman ka një përvojë të madhe si trajner dhe si lojtar, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e Barcelonës.
Shtuar më 19/08/2020, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori