Zyrtare/ Kosovë-Turqi do të luhet në "Loro Boriçi"
Ndeshja Kosovë-Turqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", do të luhet në Shkodër.

Njoftimi është publikuar nga Federata Turke e Futbollit (TFF), ku në deklaratë thuhet se për shkak të mungesës së një stadiumi i cili plotëson kriteret e UEFA-s, ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shqipëri.

Ndeshja Kosovë-Turqi pritet të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër më 11 qershor 2017, ditën e diel.
Shtuar më 18/02/2017, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori