Kombëtarja e
Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.
Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24
mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të
Botërorit kundër Suedisë po ashtu si
vendas, teksa më 31
mars do të jenë mysafirë të Spanjës.
Kujtojmë që kundërshtari i
Kosovës kishte luajtur me Shqipërinë në UEFA Nations League, ku kishte fituar një ndeshje dhe kishte barazuar në tjetrën.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 10:53