ZYRTARE/ Kosova me 3 mungesa të rëndësishme ndaj Greqisë
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova nuk do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Greqisë.

Kjo për shkak se pas ekzaminimeve mjekësore, ka rezultuar se ata nuk janë të gatshëm të luajnë, transmeton Indeksonline.

Komunikata e plotë:

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.
Shtuar më 13/10/2020, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori