ZYRTARE/ Kukësi bëhet me trajner të ri (FOTO LAJM)
Eliminimi i Kukësit nga Liga e Europës, i kushtoi trajnerit Ernest Gjoka stolin dhe prej ditësh, verilindorët ishin në bisedime me trajnerë të ndryshëm. Në media flitej gjithmonë e më shumë për Ilir Dajën si pasuesin e Ernest Gjokës, por duket se Kukësi ka bërë një tjetër zgjedhje.

Verilindorët kanë vendosur të firmosin me Shpëtim Duron, trajner ky që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pasi ka drejtuar Partizanin dhe Flamurtarin. Duro ka qenë edhe në të kaluarën një preferencë e presidentit Gjici dhe pritet vetëm që të bëhet tashmë prezantimi i tij.

Së fundmi, Duro drejtoi Dritën në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës. Duro do të nisë nga puna në ditët në vijim për kampionatin që nis në fund të gushtit.
Shtuar më 24/07/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori