Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e parë dhe bëhet fjalë për një lojtar që luan në repartin e mbrojtjes. Rolandas
Baravykas, anësor i krahut të djathtë, i cili është pjesë e kombëtares së Lituanisë, ka nënshkruar për 18 muaj dhe do jetë nën urdhrat e trajneri Rraman Hallaçi në ndeshjet në vijim.
“Rolandas
Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit!
Mbrojtësi lituanez, ka firmosur ditën e sotme të merkatos kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i
Kukësit.
Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje.
Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit duke u aktivizuar në 20 ndeshje e duke shënuar 1 gol.
Ai ishte në “Air Albania” edhe në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua.
Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris ndërsa së fundmi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro. Klubi i
Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit
Baravykas”, shkruhet në njoftimin e
Kukësit.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 15:08