Zyrtare: Kukësi shkarkon Armando Cungun
Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me shkodranin, për shkak të rezultateve të dobëta. Për presidentin Safet Gjici "kupa e mbush" me humbjen në Korçë, që ndoshta ka nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull ekipin verilindor (Partizani kryeson me 9 pikë më shumë). Drejtimin e ekipit e ka marrë përsipër Ramadan Ndreu, që mban edhe detyrën e drejtorit sportiv. Më poshtë njoftimi i klubit:

"Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falënderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.

Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë."
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori