Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Zyrtare, "kuqezinjtë" në fushë me gjenerator
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Moldavisë, përfundimisht do të luhet sot, në orën 20:30, në stadiumin “Qemal Stafa”. Sakaq, është zgjidhur problemi i ndriçimit, i cili do të bëhet me gjenerator, pasi kompania CEZ nuk ka pranuar që të lëshojë energji elektrike për stadiumin, duke qenë se ky impiant është debitor me 7 milionë lekë (të vjetër), shumë e akumuluar në kohë.

Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani “kërcënoi” në një farë mënyre CEZ-in, duke edhe e akuzuar si “të pandjeshëm karshi Kombëtares”, duke mos pranuar që të paguajë debinë ndaj kësaj kompanie.

"Unë si sekretar i federatës ia parashtrova zgjidhjen CEZ-it, duke konfirmuar se ne ishim gati të paguanim çdo shpenzim që tani e tutje, paçka se ende stadiumi nuk na ka kaluar tërësisht ne, për shkak të disa burokracive shkresore. Por ne nuk mund të marrim përsipër borxhin që një kompani e mëparshme shtetërore, e cila ka pasur në administrim stadiumin, ka karshi një kompanie tjetër, siç është në rastin konkret CEZ-i. Kjo është e pakonceptueshme. Ne të tilla kushte, ne do të lajmërojmë FIFAn. Mund të sigurohet pa problem edhe një gjenerator por, gjithsesi, FIFA ka rregulla strikte dhe nuk të lejon nisjen e një ndeshjeje ndërkombëtare pa dy burime alternative", pati dekalruar Prodani.

Por, sakaq, një ditë më vonë, dje federata çuditërisht as nuk lajmëroi FIFA-n, as nuk lajmëroi kundërshtarin dhe as nuk pretendoi për gjetjen e një burimi të dytë energjie alternativ, duke vendosur që takimi të luhet me drita falë gjeneratorit. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori