Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Real Madridit

Pëlqej
Real Madrid ka lajmëruar se ka emëruar menaxherin e tij më të ri Julen Lopetegui. Trajneri do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas Botërorit.

Lajmi është zyrtarizuar në faqen zyrtare të Real Madridit në Twitter.

Një lajm i madh normalisht por shumë i papritur ka ardhur sot nga Real Madridi që e emëroi trajnerin spanjoll Julen Lopetegui që do ta merr ekipin pas Botërorit.

Lëvizja ka ardhur paksa si befasi, pasi që Lopetegui nuk ishte një emër që ishte lidhur për t’u bërë trajner i Realit dhe të zinte vendin e Zinedine Zidane.

Lopetegui,i cili është në krye të Spanjës që dy vite, ka nënshkruar kontratë për tre vjet me "Los Blancos". /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori