Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me mbrojtësin holandez për shumën e 84 milionë eurove (FOTO LAJM)

Liverpool zyrtarisht ka nënshkruar me mbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil van Dijk.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare, ndërsa lojtari do t’i bashkohet Liverpoolit nga 1 janari 2018.

Liverpool mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Southampton për transferimin e Virgil van Dijk”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Van Dijk i ka kushtuar Liverpoolit 84 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai po ashtu është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Premier Leagues së bashku me Romelu Lukakun, pas Paul Pogbas që kushtoi 110 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori