ZYRTARE/ Llorente mbetet në Serie A, ky është klubi i ri
Reprezentuesi Spanjoll mbush 36 vite muajin tjetër dhe ky është klubi i tij i tretë në Serie A pas Juventusit dhe Napolit.

Llorente ishte bashkuar me Napolin si agjent i lirë në shtator të 2019, duke u transferuar atje nga Tottenham Hotspur. Kontrata e tij me klubin italian pritej të skadonte në fund të këtij sezoni.

Ai tani ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2022 me Udinesen.

Llorente do të veshë fanellën me numrin 32 dhe mund të debutojë kundër Spezia të dielën më 31 janar.
Shtuar më 28/01/2021, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori