Zyrtare: Luis Suarez në fushë kundër Real Madrid
Pëlqej
Lajmi ishte dhënë ditë më parë, edhe në Portalin Albeu, por tani me daljen e kalendarit të La Ligas, vjen edhe zyrtarizimi. Luis Suarez do të jetë në fushën e lojës në Klasiken e parë të sezonit, Real Madrid-Barcelona, që luhet më 25 tetor, ora 18:00, në "Santiago Bernabeu".

Dënimi i dhënë nga FIFA përfundon një ditë para ndeshjes dhe kështu sulmuesi uruguajan do të bëjë debutimin me fanellën blaugrana në një supersfidë si ajo me kampionët e Europës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori