Zyrtare, Lukaku akord me Chelsean
Klubi belg, Anderlecht ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me klubin anglez, Chelsea për transferimin e lojtarit, Romelu Lukaku.Talenti belg kërkohej prej kohësh nga Chelsea.

"RSC Anderlecht dhe Chelsea FC sot kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Romelu Lukaku. Lukaku do të bëhet lojtar i ri i Chelseat për sezonin 2011-12", shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Anderlechti.

Me këtë transferim Chelsea ka arritur të përforcojë sulmin duke i dhënë një "freski" pasi mosha mesatare e Chesleat është tejet e madhe dhe vetë Lukaku do ta thyejë këtë tabu pasi ai është vetëm 20 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori