Zyrtare: Manchester United merr vendimin për të ardhmen e Solskjaer
Manchester United ka konfirmuar se Ole Gunnar Solskjaer është konfirmuar në stoline Djajve të Kuq teksa ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, teksa lajmi u zyrtarizua nga vetë klubi anglez përmes "Twitter",shkruan Albeu.com.

Solskjaer u afrua si i përkohshëm në dhjetor të vitit 2018 dukë zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Pasi u konfirmua 46-vjeçari tha: "Që nga dita e parë që kam ardhur, ndihesha në shtëpi në këtë klub të veçantë.

"Ishte një nder të jem një lojtar i Manchester United dhe më pas të filloja karrierën time si trajner këtu.

"Muajt e fundit kanë qenë një përvojë fantastike dhe dua të falënderoj të gjithë, lojtarët dhe stafin për punën që kemi bërë deri më tani.

"Kjo është puna që unë gjithmonë kam ëndërruar të bëj dhe jam i ngazëllyer që kam mundësi të udhëheq klubin afatgjatë dhe shpresoj që të jap suksesin e vazhdueshëm që tifozët tanë të cilët emeritojnë".


Shtuar më 28/03/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori