ZYRTARE/ Maradona rikthehet të drejtojë një skuadër, firmos me klubin argjentinas
Pas largimit nga skuadra e Dorados për shkak të problemeve fizike, Diego Armando
Maradona është gati për të marrë drejtimin e një skuadre të re. Legjenenda argjentinase ka lënë pas problemet dhe tashmë është gati për të marrë drejtimin e skuadrës së
Gimnasia Esgrima la Plata.
Është klubi
argjentinas që ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare, arritjen e kësaj
marrëveshje.
Gimnasia militon në Superligën e Argjentinës.
Gimnasia La Plata ka vetëm një pikë në 5 ndeshjet e para në kampionat dhe ishte në kërkim të një trajneri të ri.
Kjo është skuadra e tretë që
Maradona do të stërvisë në kampionatin
argjentinas pas Deportivo Mandiyu në 1994 dhe Racing në 1995.
Shtuar më 05/09/2019,
ora 22:46