Zyrtare: Marcos Alonso dënohet rëndë nga Federata Angleze
Marcos Alonso është dënuar me tre ndeshje mos lojë nga FA pas ndërhyrjes brutale në Shane Long, të ndeshjes mes Southamptonit dhe Chelseat.

Sido që të jetë, kjo nuk i ka ikur Federatës Angleze që e ka shikuar mirë rastin dhe e kanë vlerësuar ndërhyrjen e 27 vjeçarit dhe shumë të ashpër dhe të qëllimshme – kjo bëri që ai të dënohet me tre ndeshje.

Alonso nuk do të luajë kundër Burnley, Swansea City në Premier League dhe kundër Southempotonit në Kupë, por pritet të luajë kundër Liverpoolit me 6 maj. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori